Gëzim Podgorica: Kosova nuk ka urgjencë kombëtare për zgjedhjen e Presidentit, përpjekje e Hotit për të ruajtur karrigen e tij

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ditën e sotme ka deklaruar se nëse nuk gjendet dakordësi për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës ,vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ish-ambasadori dhe analisti Gëzim Podgorica i ftuar në Ora News në lidhje me këtë deklaratë u shpreh se në këto momente Kosova ka sfida më të mëdha dhe se zgjedhja e Presidentin nuk është urgjencë institucionale.

Gëzim Podgorica për Ora News: Kryeministri Hoti ka përpara vete sfida më të rëndësishme sesa zgjedhja e Presidentit të Republikës sepse ka disa kohë që Parlamenti i Kosovës nuk po voton ligje të rëndësishme në mënyrë të posaçme ligjin e rimëkëmbjes ekomomike. Kryeministri në fakt me këtë deklaratë është më shumë kërcënues sesa ka shpalosur një problem të domosdoshme. Kosova e ka ushtruesin e detyrës të presidentin që është kryetarja e Parlamentit. Pra Kosova nuk është përballë një urgjence institucionale në këtë rast. Thirrja e kryeministri mesa duket ka të bëjë më shumë për të treguar se në qoftë se nuk do zgjidhet sipas partiturës së LDK e mirëkuptuar në distancë siç ka ndodhur dhe me parë me Partinë Demokratike të Kosovës, atëherë vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai u shpreh se përpjekja e z.Hoti duket më tepër për të ruajtur ai karrigen e tij sesa për të zgjedhur presidentin e ri.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P