Vijon përkeqësimi i situatës me Covid-19 në Kosovë, 16 viktima në 24 orë

Situata me Covid-19 mbetet  mbetet problematike në Kosovë, duke marrë 16 jetë njerëzish në 24 orët e fundit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, janë regjistruar 626 raste të reja, nga 1 mijë e 505 të testuar.

Sakaq janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24 mijë e 427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 625.