Zgjedhje në 2 komunat e Kosovës, Podujeva dhe Mitrovica Veriut, zgjedhin sot kryetarët e rinj

Zgjedhjet në Podujevë, ishin parashikuar të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, procesi nuk u mundësua.

Rreth 100 mijë banorë do të kenë të drejtë vote për të zgjedhur një nga kandidatët për kryetar komune, pasi Agim Veliu u largua nga Podujeva për të marrë postin e ministrit të Brendshëm në kohën e qeverisë së Albin Kurtit.

Ndërkohë që Mitrovica e Veriut mbeti po ashtu pa udhëheqësin e saj, Goran Rakiq, i cili është tani zv.kyeministrër dhe ministër i Pushtetit Lokal.

Kjo është hera e parë që misioni i OSBE-së, në veri të Kosovës nuk do të sigurojë mbështetje teknike, siç kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve, sikurse gjatë zgjedhjeve për parlamentin serb, të cilat u mbajtën në komunat me shumicë serbe në Kosovë në qershor të këtij viti.

Zgjedhjet për kryetarin e komunës të dielën mbahen nën masat rigoroze për parandalimin e përhapjes së kovidit-19.