Kosova në alarm pandemik, shifra të larta me raste të reja në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2020, 15:28
Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 639 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që 14 qytetarë kanë humbur jetën.
Lajmi alarmant është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Në njoftim thuhet se janë testuar plot 1565 qyetetarë, duke e çuar numrin e rasteve pozitive që prej nisjes së pandemisë në 38.431. Kosova numëron në total 989 viktima.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 480 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 23.754.