Covid-19/ Vijon situata alarmante në Kosovë, 764 raste të reja në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2020, 15:49
Situata pandemike vazhdon të mbetet alarmante në Kosovë.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 764 raste të reja me Covid-19 dhe 12 persona kanë humbur jetën.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se 584 pacientë të tjerë kanë arritur të shërohen, ndërsa janë zhvilluar 1827 testime
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.