Covid-19 në Greqi/ 98 viktima dhe mbi 1000 infektime të reja në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 17:52
Rënie krahasuar me një ditë më parë, por gjithësesi vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Greqi.
Sipas mediave të shtetit fqinj, gjatë 24 orëve të fundit, 98 qytetarë kanë humbur jetën ndërsa janë regjistruar 1193 raste të reja, raporton Ora News.
Situatë e rënduar edhe në spitale ku 603 pacientë po luftojnë me vdekjen në terapi intensive.
Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 104,227, ndërsa ai i vdekjeve në 2,321.
Kujtojmë se pak ditë më parë, qeveria greke vendosi të zjgaste lockdownin në vend deri më 7 dhjetor.
Lexo edhe:
Greqia shtyn deri më 7 dhjetor masat anti-Covid