Krimet serbe në Kosovë, në Hagë 6 orë rrëfime e dëshmi nga gra të dhunuara e familjarë të viktimave
Më tepër se 6 orë dëshmi të shqiptarëve të Kosovës që u detyruan të shpërngulen nga vendi i tyre si pasojë e okupatorit serb janë regjistruar nga Ish-kreu i Shoqatës Atdhetare Kosova. Dashamir Uruçi thotë se këto dëshmi flasin për krimet serbe në Kosovë.
Dëshmitarët që flasin i përkasin grupeve të para të refugjatëve që kanë hyrë në Shqipëri, përmes Tropojës, e deri tek gra të dhunuara, familjarë të viktimave dhe dëshmitarëve okularë të masakrave serbe në territorin e Kosovës.
Dashamir Uruçi: Këto dëshmi janë marrë fillimisht nga të porsaardhurit te qendra sportive te stadiumi 'Loro Borici'. Atje unë kam marrë dëshmi direkte të grave të dhunuara, të familjarëve të të vrarëve, të njerëzve që kanë parë me syte e tyre krimet e luftës në Kosovë.
Një pjesë e dëshmive janë dërguar edhe në Tribunalin e Hagës, përmes dy organizatave të huaja amerikane dhe gjermane
Dashamir Uruçi: Këto dëshmi i janë dërguar Tribunalit të Hagës, unë i kam marrë atje direkt, jam ul në gjunjë dhe i kam marrë direkt te njerëzit që dëshmonin se ata ishin të shtrirë.
Dëshmitë janë mbledhur pas financimit prej 15 milionë dollarësh nga Presidenti amerikan i kohës Bill Klinton, për të mbledhur fakte mbi krimeve të luftës.
Dashamir Uruçi: Organizata e juristëve amerikanë me qendër në Washington e cila punonte me grumbullimin e dëshmive të luftës mbi planin e Presidentit Klinton.
Uruçi thotë se shumë filmime janë dhuruar për arkivat në Kosovë, ndërsa fotot e papublikuara të orëve të para të mbërritjes së refugjatëve të Kosovës në Shqipëri mund të publikohen këtë vit.