Pandemia në Shqipëri/ Ulet numri i rasteve të reja me Covid-19, 16 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar  545 raste të reja me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 16 pacientë kanë humbur jetën, ndërkohë që ka edhe 397 të shëruar.

Viktimat janë “6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti,  të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se personat që humbën jetën ishin të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Gjithësej janë kryer 2.026 testime.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Statistika (28 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         545

Të shëruar ne 24 orë                      397

Të shtruar në spitale                       471

Humbje jete në 24 orë                  16

Testime ditore                                  2.026

Testime totale                 186.243

Raste pozitive                         36.790

Raste të shëruara                 18.152

Raste Aktive                            17.851

Humbje jete                               787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   9145

Fier   1342

Durrës 1320

Korçë    989

Vlorë     890

Shkodër 872

Elbasan 840

Lezhë    741

Berat     566

Gjirokaster 547

Kukës    405

Dibër     194