I hoqën dhe brenda natës i zëvendësuan, denoncimi i tregtarëve në Tiranë
Tregtarët ambulantë në njësinë nr 2 në Tiranë kanë mbetur pa punë.
Tregtarja: Na thanë rrini në shtëpi disa ditë, kur vijmë ne sot në mëngjes për të punuar, se punojmë në ditët të shtunë e të diel, ishte vendi plotë
Tregtarja: Ata që janë me letra, kanë dalë të gjithë në rrugë, na hëngrën në besë, nuk na treguan që do mbushej me mall natën. Na kanë thënë do e rregullojmë dhe do rrini në vendet tuaja. Tani ne e kemi mallin dalim në rrugë, nuk dimë ca të bëjmë, as Erion nuk duket, as përgjegjësa asgjë. Jemi në rrugë.
Ata u furnizuan me mall para një jave pasi iu tha që tregu do të rikonstruktohej.
Tregtarja: Erion Veliaj ka ardhur këtu, ti tha je heroinë, më ka dhënë dorën dhe këtu tha nuk ka për t'ju lëvizur njeri.
Tregtarja: Thonë do ta rregullojmë tregun dhe e kanë blerë, mafiat e kanë blerë, a kush e ka blerë nuk di gjë.
Por të shtunën vendin e tyre e kishin zënë tregtare të rinj.
Tregtari: Të gjithë në të vjetërit na kanë hedhur në rrugë. I kanë vendosur natën këto.
Thonë se kanë 30 vite që punojnë dhe se janë taksa pagues të rregullt.
Tregtarja: Kam 22 vite në treg, taksat i kam paguar të gjitha.
Tregtarët patën debate dhe me një përfaqësuese të bashkisë e cila nuk iu përgjigj pyetjes se pse nuk jane lejuar të gjithë tregtarët të futen njeherësh
Përfaqsuesja: Tregu akoma nuk ka përfunduar.
Më herët ka qenë vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që inspektoi tregun e ri të fruta-perimeve në Njësinë Nr. 2, ku vlerësoi faktin se falë këtij investimi përfitojnë 52 familje, të cilat deri dje tregtonin në rrugë, ndërsa sot po i lë sërish mes 4 rrugëve.