Dita e Flamurit, Putin uron Metën, Lavrov i shkruan Ramës
Me rastin e Ditës së Pavarësisë mesazhe urimi kanë mbërritur në Tiranë dhe nga Moska
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Putin uron Metën
Putin në mesazhin e tij shpreh bindjen se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.
Vladimir Putin: I nderuar zoti President. Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i dërgoi një mesazh urimi kryeministrit Edi Rama.
Lavrov uron Ramën:
Në mesazhin e tij Lavrov shpreh bindjen se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.
Sergej Lavrov: I nderuar zoti Kryeministër. Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën. Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet.