Shkodër: 46 vjeçari gjendet i ekzekutuar në makinë, RENEA dhe FNSH nisen atje
Një person ka mbetur i vrarë në fshatin Dajç të Shkodrës. Viktima është identifikuar si Ridvan Hyseni raporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvataj.
Sipas policisë 46 vjeçari u gjet i vrarë brenda në makinë pranë një pike karburanti.
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale RENEA-s
Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.
Ora News sjell pamje ekskluzive nga vendi ku u gjet i vrarë 46 vjeçari Ridvan Hyseni.
