Meta: Komisioni për raportin e “Dick Marty” i shërben Serbisë
Plot 108 vite më parë përfaqesuesuesit e trojeve shqiptare u bashkuan në Vlorë, për të ngritur falmurin dhe për të shpallur pavarësinë.
108 vite më pas në këtë qytet në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, ishin krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ku dukshëm u reflektua ndasia dhe konflikti poltik.
Presidenti Ilir Meta, të vetmen përshëndetje e kishte me me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, ndërsa edhe pse qendruan në krah të njëri –tjetrit para monumentit të pavarësisë, me kryeminsitrin as shikimet nuk i kryqëzuan.
Pasi vendosen kurora me lule tek monumenti i pavarësisë, Kreu i Shtetit Ilir Meta, tha se 28 nëntori i bahskon qytetarët për një Shqipëri europiane. Ai kishte një koment për komsionin e posaçëm për raportin e Dick Marty
Ilir Meta: “Nuk kemi kohë të humbasim me akte të cilat i shërbejnë armiqve të Shqipërisë.
Nuk i shërbejnë as Shqipërisë dhe as shtetit të Kosovës. Mendoj se është e qartë se është një akt vërtet absurd. Kosova është një shtet i pavarur. Megjithaëe shumë të tjerë kanë qënë në Gjykatat Ndërkombëtare dhe i kanë fituar ata.
Unë shpreh bindjen se edhe në të ardhmen do ti fitojmë këto procese të cilat janë të nxitura, motivuar nga Serbia dhe përkrahësit e saj, të cilët mendojnë se nëpërmjet këtyre skenareve dhe proceseve politike do të mund të rehabilitojnë periudhën dhe rregjimin e tejkaluar të Millosheviçit"
Ndërsa kryeministri Edi Rama, krahas urimit për shqiptarët një mesazh të veçantë kishte për Hashim Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij të UçK-së që ndodhen në Hagë.