Atentati në Shkodër: Ora News siguron foto të viktimës
Ky është Ritvan Ramazani, i njohur edhe me mbiemrin Hyseni, 46 vjeçari që u ekzekutua në Mushan të Shkodrës, në ditën e festës së Flamurit, ç'ka dyshohet se nuk ishte rastësore.
Gjurmët mbi makinën me të cilën udhëtonte tregojnë se u qëllua me breshëri plumbash të fokusuar në pjesën ballore dhe anën e shoferit.
Rreth 20 gëzhoja gjeti grupi hetimor në vendngjarje, ku disa kanë zënë 46 vjeçarin duke i marrë jetën në vend.
Autorët sipas të dhënave ishin të paktën dy dhe për të lëvizur kanë përdorur një motorr.
Sulmi ndodhi pranë një karburanti, ku kamerat e sigurisë sipas burimeve kanë qenë jashtë funksionit, duke privuar kështu pamje që mund të ndihmonin hetimin.
46 vjeçari është person i skeduar nga Policia dhe qëndronte në krye të fisit Ramazani, të cilët kanë qenë në një konflikt me Edmir Koçinë.
Ky i fundit u vra më 28 Nëntor të vitit 2012, ekzaktësisht 8 vite para se të ekzekutohej Ritvan Ramazani.
Rastësi apo hakmarrje direkte, hetuesit ende nuk kanë prova të sakta për të dalë në një përfundim.
Policia mori në pyetje dëshmitarët dhe forcat RENEA ushtruan kontrolle në Shkodër, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim për autorët.
Familja e Ritvan Ramazanit është goditur me vrasje edhe tre herë te tjera. Në vitin 2008 po në Dajç është ekzekutuar xhaxhai i tij Enver Ramazani.
Ridvan Ramazani Hyseni, rezulton pronar i dy lokaleve dhe sipas burimeve dyshohej për lidhje me narkotrafikun, por zyrtarisht rezulton i dënuar vetëm për falsifikim të dokumentave
LEXO EDHE: Atentati në Shkodër: Autorët u larguan me motor, 46 vjeçarit i zunë pritë dhe e qëlluan 20 herë