Nga Vlora Rama uron Thaçin e bashkëluftëtarët në Hagë: "Gëzuar ditën e Flamurit!"

Një urim ndryshe, jo i zakonshëm, ishte ai që dha sot kryeministri Edi Rama pas ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë.

Kryeministri zgjodhi të japë një mesazh të shkurtër për Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK, të cilët po përballen në Hagë me akuza për krime lufte.

 “Dua t’i uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës Çlirimtare të Kosovës. Dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 108 vjet nga shpallja e Pavarësisë.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës