Shkodër: 46 vjeçari ekzekutohet në atentat, "X5" shosh nga plumbat, autorët ikin me motor
Ora News sjell pamje ekskluzive nga vendi ku u gjet i vrarë 46 vjeçari Ridvan Hyseni.
Ai është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e 28 Nëntorit në fshatin Mushan, njësia administrative e Dajçit, teksa po lëvizte me makinën e tij X5.
Ndërsa policia deklaroi se e kishte gjetur të vdekur në makinën e cila ishte bërë shoshë nga plumbat dhe xhamat ishin thyer.
"Rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër" informon policia e Tiranës.
Sipas të dhënave të para hetimore, atentatorët i kanë zënë pritë 46 vjeçarit që po lëvizte me makinën e tij X5 dhe kanë qëlluar me breshëri dhe më pas janë larguar me motor.
Nga pamjet e siguruara nga Ora News ku duket makina që është qëlluar disa herë. Të gjitha xhamat janë thyer dhe 46 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Postblloqe
Grupi hetimornën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea. Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.

