Sot "Dita e Flamurit" mesazhet ndryshe të Ramës, Metës, Bashës e Kryemadhit
Bashkë me urimet për Ditën e Flamurit, drejtuesit e shtetit dhe liderët politikë kanë përcjellë dhe mesazhet e tyre politike.
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.
Kreu i shtetit përmes një postimi në facebook herët në mëngjes ftoi shqiptarët të punojnë çdo ditë për të mbrojtur flamurin
Lexo
Meta:Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një urim ndryshe, jo të zakonshëm për një ditë si kjo.
Rama zgjodhi të japë një mesazh të shkurtër për Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK, të cilët po përballen në Hagë me akuza për krime lufte.
Lexo
Nga Vlora Rama uron Thaçin e bashkëluftëtarët në Hagë: “Gëzuar ditën e Flamurit!”
Kryetari I PD-së Lulzim Basha nuk shkoi në Vlorë por qëndroi në Tiranë ku bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve” dhe para bustit të Ismail Qemalit.
Lexo
Basha u shpreh i bindur se 28 Nentori tjetër do e gjejë Shqipërinë edhe më të shëndetshme.
Ndërsa kryetarja LSI-së Monika Kryemadhi nga qyteti I Vlorës ftoi shqiptarët kudo që ndodhen brenda dhe jashtë atdheut të angazhohen për të luftuar evazionin e së keqes që sic tha ajo ka pushtuar Shqipërinë.
Lexo
Kryemadhi nga Vlora fton shqiptarët kudo të mblidhen si në1912 për të luftuar evazionin e së keqes