Kush e vrau Elidonin? Mister i vrasjes në gjueti. Shoku: Plumbi erdhi nga dikush tjetër
Policia po heton mbi vrasjen e 22 vjeçarit në Fushë Bulqizë. Elidon Basha së bashku me shokun e tij Klodian Kola kishin dalë për gjueti kur nga disa të shtëna është plagosur rëndë.“Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte” informoi policia.Elidon Basha sipas të dhënave mori një plumb në shpatull me armë gjahu.Ai fillimisht u dërgua në Spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por për shkak se aty mungon kirurgu është nisur drejt Peshkopisë.Atje ka marrë ndihmën e parë, por gjendja është rënduar dhe rreth rreth orës 02:30 është nisur drejt Tiranës për trajtim të specializuarAi ndërroi jetë rrugës për shkak të gjakderdhjes.Ndërkohë në polici 27 vjeçari, Klodian Kola i dyshuar për vrasjen e aksidentale ka mohuar akuzën.Klodian Kola ka ka deklaruar se ata u qëlluan nga një person i tretë, duke shtuar misterin se çfarë ndodhi gjatë gjuetisë.Në kushtet e mohimit të autorësisë, zbardhja e vrasjes tashmë mbetet në dorë të ekspertëve që si provë kanë armë gjahu, një elektrik dore dhe një mjet me të cilin dy shokët kishin dalë për gjueti.Nga ana tjetër ngjarja e rëndë konfirmon edhe një herë se fenomeni i gjyuetisë së paligjshme vijon në zonat që policia dhe instucionet e tjera e kanë të vështirë të kontrollojnë respektimin e moratoriumit.