Masakër mjedisore, ujërat e ndotur të landfillit të Sharrës derdhen në Erzen
Këto pamje janë xhiruar shumë pranë landfillit në Tiranë nga banorët e Sharrës, të cilët dyshojnë se në lumë është derdhur lëndë që shkakton ndotje. Rrjedha në fakt përfundon drejt lumit.
Duket se landfilli i Sharrës ende nuk ka zgjedhur problemin e derdhjes së ujërave të ndotur. Ujërat që dalin nga trajtimi i plehrave rrjedhin në këtë sipërfaqe të tokës dhe përfundojnë në lumin Erzen.
Ujrat kanë shkaktuar dëme të mëdha që nga ngordhja e peshqve apo dhe gjallesave të tjera duke shkaktuar një masakër mjedisore.
Banorët e Sharrës të cilët ndodhen dhe më afër landfillit janë ato që shpesh herë janë ngritur në protesta duke denoncuar masakrën.
Lumi Erzen që dikur ishte i pastër Kristal sot është kthyer në një llum i cili ka erë të rëndë si pasojë e ndotjes.
Përballë këtij krimi mjedisor vihet re neglizhenca e Bashkisë Tiranë apo dhe institucioneve të tjera të cilat nuk kanë marrë asnjë masë.