Akuzat, kryekomunari i Mitrovicës: Shpifje të ulta politike, Basha kontributor i madh në pavarësinë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, akuzat se Basha ka hetuar UÇK-në i ka cilësuar shpifjet më të ulëta me qëllime politike.

Pas një vizite në selinë blu, ai tha se se Basha është nip i Kosovës dhe kontributor i madh në pavarësinë dhe shtetformimin. 

Kur po përballet me akuza se ka hetuar UÇK-në, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kryeqytetari i Mitrovicës, i cilësoi shpifje të ulëta politike akuzat ndaj liderit të opozitës, të cilin e cilësoi si një nga kontribuesit më të mëdhenj për pavarësinë e Kosovës. 

Agim Bahtiri: Sot kam ardhur të vizitoj mikun tim dhe qytetarin tim për arsye se për punën dhe kontributin që ka bërë për Kosovën, unë e kam shpallë Qytetar nderi zotin Lulzim Basha. Dhe kam ardhur ti jap një përkrahje maksimale për të gjitha sfidat që po kalon vendi, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Prandaj edhe të bëj një apel, te gjithë krerëve të partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë që të bashkohemi sot si një trup për arsye se kemi një tragjedi në Kosovë të cilat po Kosova është në situate tejet të keqe dhe brenguese për arsye se çlirimtarët tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht. Prandaj shpifjet më të ulëta që i bën dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që të mbrojmë deri në fund në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës por edhe shumë qytetarë të tjerë te Kosovës sepse e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe unë e falenderoj përzemërsisht por njëkohësisht i uroj dhe sukses në punën e tij të palodhshme dhe kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë dhe shpifjet e dobëta prej disa njerëzve që nuk dua të përmend emra po janë tê ulëta dhe janë të shpifura prej punët deri këtu. 
Basha dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, thanë se Kosova është në një situatë të vështirë, ndaj kërkuan një përgjigje të unifikuar të dy vendve për atë që po ndodh në Hagë. 

Lulzim Basha: Kemi folur për sfidat e mëdha me të cilat po përballet sot Kosova, dhe domosdoshmërinë për një përgjigje të bashkuar për interesat e Shqipërisë e të Kosovës në interesat kombëtare dhe solidarizimin me Kosovën, me qytetarët, me institucionet e Kosovës për përballjen në këto sfida. 

Agim Bahtiri, në takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, shoqërohej nga Halit Barani, kryetar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dhe Besnik Beka, Drejtor për Planifikim Urban në komuna e Mitrovicës.