Krimi mjedisor mbi Osum, uji i zi me kafshë të ngordhura, Bashkia Berat asnjë masë

Ndotja e lumit Osum në Berat, duket se nuk ka shqetësuar vetëm kryebashkiakun Ervin Demo dhe vartësit e tij që kanë përgjegjesinë të gjejnë e ndëshkojnë fajtorët. Uji mbetet i zi dhe kafshët e ngordhura në shtratin e lumit janë dëshmi e dështimit të institucioneve.

Uji i Osumit për të dytën ditë radhazi ishte i zi. Delja e ngrordhur qëndron në shtratin e lumit si dëshmi se bashkia e Beratit ende nuk ka marrë asnjë masë për krimin mjedisor.

Sipas Ligjit, Bashkia është përgjegjëse për identifikimin dhe ndëshkimin e ndotësve të Osumit.

Por kjo nuk ka ndodhur, të paktën zyrtarisht.

Drejtoria e Mjedisit pranë këtij institucioni duket se nuk funksionon, edhe për shkak është pa titullar.

Kryebashkiaku, Ervin Demo, po ashtu duket i pa shqetësuar nga fenomeni i ndotjes së Osumit.

Tregues është fakti që qyteti po përballet prej 48 orëve me këtë situatë, dhe asnjë institucion nuk është vënë në lëvizje.

Burim i ndotjes së lumit Osum dyshohet të jenë fabrikat e përpunimit të ullirit për vaj, sikurse edhe derdhja e ujërave të zeza të qytetit.

Fenomeni është i vjetër, por dështimi i institucioneve për të zbuluar dhe ndëshkuar fajtorët bën që të përsëritet.