Ditë tragjike nga covid-19, 795 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit

E hëna shënoi një tjetër ditë dramatike sa i përket numrit të viktimave dhe infektimeve si pasojë e koronavirusit. 17 persona humbën jetën, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 716.Në 24 orët e fundit u zbuluan 795 raste me Covid 19 ndërsa Ministrja Manastirliu njoftoi se së shpejti do të hapet spitali Covid 4 si përgjigje ndaj ezaurimit të kapaciteteve në 3 strukturat e tjera.

Virusi SARS-CoV-2 ka shkaktuar 17 viktima në 24 orët e fundit, duke shënuar bilancin më i rëndë që prej muajt mars.

Ministria e Shëndetësisë raporton se pacientët që ndërruan jetë ishin të moshave 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Alarmant mbetet edhe numri i infektimeve të reja.

795 raste janë identifikuar nga kryerja e 2 mijë e 352 testimeve në mbarë vendin.

Rritja e infektimeve ka shtuar edhe ngarkesën në spitale ku aktualisht po kurohen 439 pacientë.

Të hënën Ministrja e Shëndetësisë inspektoi spitalin Covid 4, për të cilin tha se është gati dhe do të hapet sapo të ezaurohen kapacitetet në 3 strukturat e tjera.

Në këtë spital do të marrin trajtim të gjithë pacientët e prekur pavarësisht gjendjes shëndetësore.

Hapja e Covid 4, është skenari i parafundit i Ministrisë së Shëndetësisë, i fundit është vendosja në dispozicion të të infektuarve i spitaleve rajonale për të cilat Ogerta Manastirliu tha se janë duke u përgatitur.

LEXO EDHE: Gati hapja e Covid 4 dhe spitaleve rajonale, Manastirliu apel për festat e nëntorit: Kush është patriot, zbaton rregullat

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                          795

Të shëruar ne 24 orë                      388

Të shtruar në spitale                       439

Humbje jete në 24 orë                  17

Testime ditore                                  2.352

Testime totale                  175.200

Raste pozitive                         33.556

Raste të shëruara                16.230

Raste Aktive                           16.610

Humbje jete                            716

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8463

Fier                        1257

Durrës 1222

Korçë    934

Shkodër               885

Elbasan 804

Vlorë     834

Lezhë    689

Berat     527

Gjirokaster 469

Kukës    375

Dibër 151