Kalimi i detyrimeve tatimore ortakëve, Rrapaj: Bllokimi i llogarive bëhet vetëm nga gjykata, udhëzim i paqartë
I ftuar në RTV Ora, Agim Rrapaj, kryetar i këshillit të agrobiznesit shqiptar u shpreh se me udhëzimin e ri për bllokimin e llogarive bankare, po krijohet konfuzion.
Ai tha se Tatimet mund të bllokojnë llogaritë pa asnjë kufizimi deri në shlyerjen e detyrimeve, por theksoi se ligji për tregtarët nuk e parashikon një gjë të tillë.
Rrapaj: Llogaritë e ortakëve administratorëve apo aksionerëve mund të bllokohen pas asnjë lloj kufizimi. Ne kërkojmë që të mos krijohet ky konfuzion dhe ky shqetësim që është krijuar tashmë. Studiot ligjore që kanë bërë interpretimin e këtij udhëzimi, janë shprehur se Tatimet mund të bllokojnë llogaritë pa asnjë kufizimi deri në shlyerjen e detyrimeve. Por ligji për tregtarët nuk e parashikon një gjë të tillë.
Në letrën që i kemi dërguar ministres së Financave kërkojmë kjo të lidhet ngushtë për shoqëritë tregtare dhe tregtinë, dhe jo me ligjin për procedurat tatimore që është përcaktuar në këtë rast. Në tërësi, rregullimet që janë bërë i shërbejnë procesit, por vetëm ky moment është probleme. Ata që kanë bërë këtë udhëzim duan që t'i mbledhin më lehtë detyrimet. Ne nuk jemi për mos mbledhje detyrimesh, por jemi për një procedurë të drejtë.
Rrapaj shtoi se llogaritë bllokohen vetëm me urdhër gjykate, prandaj kanë kërkuar që të bëhet një sqarim i kësaj situate që të mos kemi probleme në të ardhmen.
Rrapaj: Ne kërkojmë që të ndërhyhet në këtë proces që të mos konsumohet një procedurë ligjore më vonë. Shqetësimet që u bien ortakëve dhe aksionerëve, në kushte pandemie është i rëndë dhe u shërbim mbledhjes së tatimeve e debive. Këto janë forma të paqarta. Llogaritë bllokohen vetëm me urdhër gjykate. Prandaj ne kemi kërkuar që të bëhet një sqarim i kësaj situate që të mos kemi probleme në të ardhmen.