Përgjaken rrugët, dy prej pesë viktimave nga aksidentet këmbësorë

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë në 24 orët e fundit. Aksidentet janë regjistruar në Lezhë, Tiranë dhe Fier. Dy prej viktimave ishin këmbësor, të cilët po ecnin në anë të rrugës kur janë përplasur për vdekje nga automjetet.

Aksidentet rrugore janë kthyer në një problem serioz gjatë ditëve të fundit.

Në më pas se 24 orë, në 5 aksidente rrugore kanë humbur jetën 5 qytetarë dhe u plagosën 3 të tjerë.

Aksidenti më tragjik u regjistrua tek Shkalla e Tujanit, kur shoferi udhëtonte me prindërit në makinë dhe komshiut, kur humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën nëna e drejtuesit të mjetit Nekih Kaloshi, dhe komshiu Hidër Daci, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i shoferit, Besnik Kaloshi.

Aksidenti tragjik u regjistrua në këtë kantier ndërtimit, ndërsa drejtuesi i mjeti u arrestua nga policia.

Fillimisht në vendin e ngjarjes humbi jetën 68-vjeçari Daci, ndërsa në spital një ditë më pas ndërroi jetë dhe 73-vjeçarja Kaloshi.

Pasditen e të dielës u regjistruan dy aksidente të tjera në Lezhë dhe Fier ku u aksidentuar për vdekje 2 këmbësor.

Viktima e pestë është një 40-vjeçare e cila mbeti viktimë pas aksidentit në aksin rrugor Thumanë-Krujë, ku një trajler u përplas me një veturë.

Viktima, udhëtonte si pasagjerë në makinën tip "Opel".

Më herët një person mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti në superstradën Lezhë-Milot.

Ai drejtonte një veturë që u përplas me një fadromë, pranë vendit të quajtur Ishull Lezhë.

Goditja ka qenë e fortë e për pasojë, shoferi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin lokal.

Policia lokale kreu veprimet e para në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.