Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga aksidenti tragjik në Shkallën e Tujanit

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga aksidenti tragjik i djeshëm në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit".

Si pasojë e aksidentit dy persona mbetën të vdekur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës.

Humbi jetën në vend Hider Daci dhe nëna e shofërit, D. K., 73 vjeçe ndërsa u plagos rëndë dy babai i tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:00 ku makina e drejtuar nga Neki Kaloshi po lëvizte pranë një kantieri ndërtimi humbi kontrollin,

Ndërkohë, Policia ka vënë në pranga edhe drejtuesin e mjetit, 42-vjeçarin me iniciale Kaloshin

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital).”