72 viktima dhe 519 pacientë në intubim, Greqia "makth" nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,581 raste të reja me koronavirus, ndërsa 72 pacientë kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 87, 812 , nga të cilat 53.5% janë burra.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 4,766 (5.4%) e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 22295 (25.4%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Sa u përket situatës në spitale, 519 pacientë janë duke marrë kujdes në njësinë e kujdesit intensiv. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç dhe 156 (30.1%) janë gra  ndërsa pjesa tjetër janë burra.