Mbi 800 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 1.930 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 persona që kanë humbur jetën për shkak të Covid.

Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722  dhe 885 raste të vdekjes.