Covid-19 në Kosovë/ 11 viktima dhe 855 raste të reja në 24 orët e fundit

Vijon të jenë të larta shifrat e infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë regjistruar 855 raste të reja nga 1930 testime të kryera.

Rastet e vdekjes janë nga Prishtina 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizreni 2 raste (88, 82 vjeç), Drenasi 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakova 1 rast (71 vjeç), Gjilani 1 rast (79 vjeç), Kamenica 1 rast (92 vjeç), Mitrovica 1 rast (82 vjeç).

Shpërndarja e rasteve të reja

komuna Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan.

Nga nisa e pandemisë deri tani, në Kosovë janë regjistruar 32,877 raste pozitive dhe 885 viktima.