14 të vdekur dhe 807 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosova vijon të ketë rritje të numrit të të infektuarve por dhe viktimave nga coronavirusi COVID-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërsa 807 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 677 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.124.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Numri më të madh të rasteve positive konstatohen në Prishtinë, konkretisht 349 raste.