Greqia mbyll kufirin me Kapshticën, por çfarë ndodh me aeroportet
Greqia , duke nisur nga nesër, ora 06:00, mbyll kufirin me Shqipërinë në zonën e Kapshticës.
Ndërsa kufiri me Kakavijën do të mbetet i hapur, por të gjithë qytetarët që do të hyjnë në shtetin fqinj krahas testit PCR negativ, do të kryejnë edhe një test të shpejtë, i cili tregon nëse je pozitiv në moment.
Çdokush që rezulton pozitiv do të kthehet mbrapsht, ndërsa ata që dalin negativë do lejohet të shkojnë në destinacion.
Por zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ka informuar se çdo të ndodhë me aeroportet.
Ai shprehet se të dhënat e deritanishme nuk çojnë në nevojën për të mbyllur aeroportet.
“Kushtet me të cilat po përballemi janë kushte të luftës” , tha Petsas, ndërsa shtoi se heqja e bllokimit do të gjykohet nga të dhënat epidemiologjike.
LEXO EDHE:
Greqia mbyll kufirin me Kapshticën, autoritetet shqiptare ende të painformuara zyrtarisht