Bullgaria bllokon negociatat, presidenti maqedonas: Sofja shkel Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2020, 15:16
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka reaguar pas bllokimit që Bullgaria i bëri çeljes së negociatave.
Presidenti maqedonas vlerëson se kërkesat bullgare janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe se ato nuk përmbahen fare në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të nënshkruar në vitin 2017.
"Bullgaria nuk mund ta miratojë vendimin, për hapjen e negociatave mes BE dhe Maqedonisë së Veriut, sepse kërkesat bullgare nuk janë marrë parasysh", tha ditën e martë ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva pas një video-konference me homologët e saj të BE-së.
Bullgaria, vend anëtar i BE, akuzon Maqedoninë e Veriut, se nuk po lëshon pe lidhur debatin me sfond historik dhe kulturor.