Tensione dhe përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2020, 14:36
Kuvendi i Kosovës u përfshi sot në debate të ashpra deri në përplasje fizike ndërsa po diskutohej për personat e zhdukur gjate luftës me Serbinë.
Përplasja ka qenë mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është përplasur me deputetët e LVV-së, Ceku dhe Murati.
Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores.