Atentati në Bulqizë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e atentatit të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Bulqizës.
Policia njofton se është shpallur në kërkim shtetasi Besmir Zeneli, i cili duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit Shaqir dhe Erlind Tollja, (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.
Ngjarja ndodhi në Lagjen e Re të qytetit.
Njoftimi i policisë:
Qëlloi me armë drejt një mjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.
Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.
Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z.
LEXO EDHE:
‘Djalit i vunë armën në kokë’/ U shpëtoi sot plumbave, Shaqir Tollja: Shteti të ndërhyjë, mos bëjmë…