7 vjet pa Sokol Olldashin/ Miqtë, familjarët, shokët dhe kundërshtarët e kujtojnë
Sot shënohet 7 vjet nga ngjarja tragjike që i mori jetën ish-deputetit dhe ish-ministrit Sokol Olldashi.
Një nga zërat më të fuqishëm të PD dhe politikës shqiptare humbi jetën gjatë një aksidenti në aksin Elbasan-Tiranë.
Miq e shokë e kanë kujtuar Olldashin nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
I lindur më 17 dhjetor 1972 në Durrës, Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas disa vitesh gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës “Albania”, në vitin 2001 u zgjidh për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2005, ai rizgjidhet në Kuvend, me fitoren në Shijak.
Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit Sokol Olldashi u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007.
Në këtë kohë kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës.
Më pas, Sokol Olldashi mori postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, post që e mbajti deri në shtator të 2013.
Pas humbjes së Partisë Demokratike më 23 qershor dhe dorëheqjes së Sali Berishës, Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, ku fitues doli kryetari aktual Lulzim Basha.