Mbyllet Pika Doganore e Kapshticës deri në 4 dhjetor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2020, 10:17
Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar ne mbylljen nga ana e palës greke te Doganës së Kapshticës.
Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke ne PKK Kapshticës, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datën 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kapshticë do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjete, autobuzat dhe kamionët, si ne hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë.
Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin.