FOTO/ Covid-19 i merr jetën mjekut 57-vjeçar që shërbente në Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2020, 22:29
Një mjek në Fier ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Mjeku Eduart Dhamo ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.
Ai punonte pranë qendrës shëndetësore të Fiersheganit.
“Dr. Eduart Dhamo ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Fiersheganit për vite e vite me radhë, si mjek i devotshem. Të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe të zotë ne profesionin e tij. U prehsh në paqe dr. Edi”, shkruan NJKSHV Lushnje.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 11 viktima në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm nga nisja e pandemisë në 657.