“Na lanë pa rrugë se jemi me PD”, fshati në Fier po largohet

Mungesa e rrugës, ka bërë që jetesa për 200 familjet e lagjes Shkrelë në fshatin Rreth të Libofshës në Fier të bëhet e padurueshme. Banorët shprehen se prej vitesh tanimë nuk kanë parë asnjë investim, ndërsa thonë se arsyeja që janë lënë pas dore është se ata janë mbështetës të Partisë Demokratike.

"Vetëm pse jemi demokrat nuk na shtojnë rrugën."

Kështu mendojnë Banorët e lagjes  Shkrelë në fshatin Rreth të Libofshës   në Fier.

Ata shprehen se bindjet e tyre politike i kanë lënë pa rrugë.

Për të paktën 17 vjetët e fundit që në krye të Bashkisë së Elbasanit është Partia Socialiste, por edhe për 5 vitet e Armando Subashit,  banorët thonë se janë persekutuar.

Rruga për këtë lagje është domosdoshmëri urgjente, pasi edhe prodhimet e tyre të fshatit nuk mund t’i tregtojnë për shkak të infrastrukturës dhe gjithë këto probleme po detyrojnë ata që të ikin nga fshati.