"Ju flet Moska" - Qeveri po mbledh kartat e identitetit të shtetasve për të blerë zgjedhjet
Qeveri po mbledh kartat e identitetit të shtetasve për të blerë zgjedhjet ishte tema e kësaj të enjteje në Ju flet Moska nga Kastriot Myftaraj në RTV ora.
Myftaraj: Qeveria duke e ditur se nuk ka ndonjë mbështetje dhe entuziazëm te qytetarët, por përdor të gjitha mënyrat që t'i fitojë zgjedhjet në mënyrë të pandershme. Për këtë ka filluar një fushë për mbledhjen e kartave ID për të blerë zgjedhjet. Janë rreth 200 mijë persona që janë të punësuar në administratë që janë me PS-në ose që janë të punësuar në kompani që marrin tendera. Këtyre u thuhet që të mbledhin nga 3-4 karta ID për t'i kthyer në vota për qeverinë.
Të gjithë e dinë se kështu ndodh në vendin tonë. Pse hesht opozita? Kjo është një opozita. Ndoshta ka frikë nga ndërkombëtarët se e kërcënojnë me ndëshkim me destabilizimi, se ta thuash këtë do të thotë se nuk merr pjesë në zgjedhje. Shteti është mobiluar që të fituar zgjedhjet, s enë gjithë botën ndeshen partitë. Policia dhe SHISH apo struktura të tjera ligjzbatuese nuk kap qoftë një rast të vetëm të marrjes së kartës ID nga strukturat e PS-së, të cilat po i grumbullojnë për një data base për të marrë votat.
Një mandat i tretë i Ramë se zhduk tranzicionin në vend tonë. Prej 8 vitesh ambasadorët e huaj kanë mbështetur qeverinë për të konsoliduar një pushtet që shkon përtej asaj që duhet dhe asaj që duhet të ketë një qeveri në një sistem pluralist. Kjo e ka bërë këtë pushtet shumë të vështirë për tu realizuar. Edhe strukturat e drejtësisë së re sikur e vërtetojnë këtë pushtet absolut. Këto struktura u formuan në kuadër të drejtësisë së re. Me këto skema po kërkohet të merret mandati i tretë dhe pasta tij vjen vetë mandati i katërt.