Çupi: Basha të largohet nga politika, është zhdukur një argument shumë i rëndësishëm
Akuzat e forta se kryedemokrati Lulzim Basha ka punuar si informator kundër UÇK ka hapur debate të mëdha.
Analisti Frrok Çupi i ftuar në një intervistë për RTV Ora me Beti Njumën, ka folur në lidhje me qëndrimin e tij ndaj kësaj teme.
Çupi ka thënë se Basha duhet të largohet nga politika pas këtyre akuzave, ndërkohë që e ka cilësuar si të gabuar qëndrimin e tij.
Çupi: Basha ka mohuar dhe ka zhdukur një dëshmi shumë të madhe që sot do të ishte në favor të UÇK. Ajo dëshmi është shfaqur 2 minuta në BBC. Një politikan gjykohet vetëm politikisht. Nëse Lul Basha nuk do të ishte politikan dhe do të ishte në punën e tij, për mendimin tim do të ishte e kotë të merresh me një histori nëse gjykata nuk mbulon që ka qëllime që ka një realitet.
Nuk mund të qëndrosh më në politikë, nëse ke probleme të tilla në raport me të vërtetën rreth kombit dhe luftës në Kosovë. Ky është problem për mua.
Është zhdukur një argument shumë i rëndësishëm, e dyta është se z. Basha vazhdon të rezistojë e të qëndrojë në politikë. Nuk duhet të qëndrojë në politikë më.