Shkon në dy numri i viktimave prej Covid-19 në Spitalin e Shkodrës

21:34 - Shkon në dy numri i viktimave nga Covid në Spitalin e Shkodrës

Përveç policit bashkiak Rauf Guri, një tjetër pacient ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës si pasojë e Covid-19.

Mësohet se viktimat ishin negativizuar nga virusi, ndërsa ishin duke u trajtuar për pasojat e tij.

Dy pacientët ishin të shtruar në reanimacion, në pavionin e dedikuar për Covid-19.

21: 11 - Përveç tre spitaleve Covid në Tiranë, viktima shënohen edhe në spitalet e rretheve.

Ditën e sotme, në spitalin rajonal të Shkodrës ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 një polic bashkiak pranë Bashkisë Shkodër.

Sipas asaj që mëson Ora News, bëhet fjalë për shtetasin Rauf Guri.

Viktima ishte i shtruar në këtë spital pa mundur të transportohej drejt Tiranës.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 11 viktima si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë në qarkun e Shkodrës janë 841 raste ende aktive.