Gjata: Në gjithë vendin është parashikuar që të ketë 1600 shtretër me oksigjen për covidin
Në një intervistë për Ora News, rektori i Universitetit të mjekësisë Arben Gjata u shpreh se një pjesë e atyre që janë pozitiv, sepse nuk shfaqin shenja, nëse këto nuk zbatojnë rregullat e karantinimit, shërbejnë si përhapës të virusit.
Ai shtoi se në gjithë vendin është parashikuar që të ketë rreth 1660 shtretër me kushte teknike me oksigjen për të trajtuar personat me Covid.
Gjata: Një pjesë e atyre që janë pozitiv, sepse nuk shfaqin shenja, nëse këto nuk zbatojnë rregullat e karantinimit, shërbejnë si përhapës të virusit. Shikojmë se këta persona me shenja të lehta shkojnë dhe përhapin virusin në punë apo në kafe.
Në gjithë vendin është parashikuar që të ketë rreth 1600 shtretër me kushte teknike me oksigjen. Janë planifikuar që edhe spitalet rajonale të përgatiten për marrjen e personave me Covid. Sa i takon trajnimi të infeksionistët në këto spitale, kanë ardhur dhe kanë punuar tek Infektivi për të trajtuar rastet përkatëse.
Ne kemi personel mjekësor, por detyrimi ynë është që të mos infektohen se nuk mund të blihen, sepse janë prodhuar ndër vite, jo për një ditë. Po merren masa që ky infektim të ulet sa më shumë. Nëse do të jetë e nevojshme do të përfshihen edhe specialitete të tjera.