SPAK i “mbytur” me dosje të vogla, juristët: Mbingarkesa po pengon hetimin e dosjeve të mëdha

Hetimi i korrupsionit të çdo forme dhe niveli nga SPAK ka bërë të mbingarkohen ky institucion dhe Gjykata e Posaçme. Juristët thonë se duhen ndryshime ligjore ne mënyrë që prokuroria e posaçme te merret vetëm me korrupsionin ne nivele te larta. 

Duhen nisma për ndryshime ligjore që GJKKO dhe SPAK të shqyrtojnë dosje vetëm me korrupsionin e niveleve te larta.

Ky është sugjerimi që japin juristët në lidhje me kompetencat lëndore që duhet të kenë këto institucione që u cilësuan si më të rëndësishme te reformës në drejtësi.

"Është situatë e tmerrshme që të merret GJKKO me hetimin e këtyre çështjeve me vlera kaq të vogla financiare. Synimi i reformës në drejtësi është që të hetojë krimeve me vlera të larta korrupsioni që janë në vendin tonë. Këto raste duhet të evitohen."

Sipas avokatit Ilir Murati ky mbingarkim  ne këto moment  i prokurorëve me heshtje te korrupsionit në nivele te ulta, nuk iu atyre hapësira  për tu marrë me çështjet sensitive dhe te rëndësishme.

"Situata është e vështirë dhe t'i bllokosh prokurorët me çështje të tilla, do të thotë të mos hetosh çështje me rëndësi për të cilat pret populli shqiptar."

Avokati thotë se ndryshim duhet të ketë edhe për vepra të tjera si vrasje apo trafiqe  pasi  ka shumë çështje që mund te gjykohen edhe ne rrethe.

"Ka mjaft akuza që mund të kalojnë në rrethe. Kemi vepra penale me raste që duhet të veçohen për të lehtësuar këtë institucion."

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme dënoi me 120 orë punë ne interes publik një të ri se korruptoi me 10 mije lekë një punonjës policie.