Ramadani: Gjykata Speciale mburojë për varret masive në Serbi, viktimat po përdoren si Kalë Troje
I ftuar në RTV Ora Shkodran Ramadani u shpreh se ka pasur një tendencë për të barazuar të zhvendosurit dhe të zhdukurit nga ana e Serbisë.
Ramadani theksoi se Serbia në mënyrë agresive po mundohet që ta shfrytëzojë situatën duke çuar para një agjendë që rrit numrin e serbëve në Kosovë që janë zhvendosur dhunshëm.
Ramadani: Ka pasur një tendencë për të barazuar të zhvendosurit dhe të zhdukurit. Kjo ka ngjallur reagim në Kosovë. Të zhvendosurit sipas OKB-së dhe organizatave të tjera, janë zhvendosur dhunshëm nga vendbanimet e tyre. Nëse pranohet se serbët janë të zhvendosur me dhunë atëherë Kosova duhet të gjejë një zgjidhje për t'i akomoduar. Serbia po i përdor të zhdukurit dhe viktima të Kosovës si një Kalë Troje, duke futur mijëra serbë në Kosovë në këmbim të rikthimit të personave të zhdukur, që mund të jenë edhe gjallë, por që nuk ka të dhëna për vendndodhjen e tyre.
Në Kosovë është duke u ngjallur një ankth sepse po tronditet sensi i vetes dhe i rrugëtimit të shtetndërtimit kosovar. Serbia në mënyrë agresive po mundohet që ta shfrytëzojë situatën duke çuar para një agjendë që rrit numrin e serbëve në Kosovë që janë zhvendosur dhunshëm. Ata që kanë prona në Kosovë dhe kanë ku të kthehet, mendoj se duhet të kthehen. Nuk jam i sigurt që Serbia po bën një makinacion për të rritur fiktivisht të zhdukurit. Nga ana tjetër, në vend që të kthejë të zhdukurit tanë, ajo po rrit fiktivisht të zhdukurit e vet. Gjykata Speciale dhe akuzat po shërbejnë si një mburojë për ta tërhequr vëmendjen nga hapja e varreve me ekskavator në serbi, çka po kalon më heshtje.
Ramadani shtoi se Hapja e varrezave nuk duhet të shihet si një gjest humanitar, por si një gjest më shumë që Serbia ka qenë e përfshirë sistematikisht edhe si shtet në zhdukjen e shqiptarëve.
Ramadani: Hapja e varrezave nuk duhet të shihet si një gjest humanitar, por si një gjest më shumë që Serbia ka qenë e përfshirë sistematikisht edhe si shtet në zhdukjen e shqiptarëve. Pas 20 viteve shteti serb vetëm tani është duke i shpalosur këto krime. Kjo është një provë më shumë se ku ka arritur kriminaliteti dhe gjenocidi i shtet serb, që ka përfshirë gjithë strukturën e shtetit. Kosova duhet të bëjë çmos për të themeluar një tribunal ose një gjykatë që i adreson këto çështje.