Maliqi: Do jem pjesë e koalicionit PD-LSI. Socialistët e zhgënjyer do "fundosin" Ramën
Humbjen më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit Edi Rama do e ketë nga socialistët e zhgënjyer.
Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Ora News deputeti Lefter Maliqi.
Sipas tij, Opozita duhet të jetë në terren, e gjitha në terren, për të mposhtur këtë të keqe të madhe që po I merr jetën shqiptarëve.
Lefter Maliqi: “Po bëj një deklarate reale, duke prekur edhe në bazë, humbjen, unë e kam thënë me kohë ku e ka nga socialistët, nga zhgënjimi I madh. Por unë mendoj se e ka edhe nga sovrani I unitetit kombëtar, e ka drejtëpërdrejtë nga njeriu që e bëri kryetar bashkie, që e bëri kryeministër, që e ndihmoi të marrë partinë, që është Ilir Meta. Pavarësisht se qëndron mbi palët, 2 Marsi tregoi se ka një mbështetje të gjerë të socialistëve të zhgënjyer që kanë ikur tashmë nga Rilindja dhe të elektoratit gri.
Këta socialistët e zhgënjyer dhe elektorati gri I besojnë më shumë socialistit që është presidenti, Ilir Meta dhe ai e shikon që qëndrimin dinjitoz I presidentit në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë, kundër veprimeve korruptive të KED, kundër veprimeve të parlamentit që voton në grup PPP-të apo veprime të tjera janë në sinkron me të drejtat e qytetarëve".
Nën cilën sigël do të jeni në zgjedhjet e 25 prillit, Maliqi u shpreh: "Do të jem brenda koalicionit PD-LSI. Qarku i Beratit nga i majtë do të kthehet në të djathtë".