Video shokuese: Nxënësi tallet me arsimtarin, e incizon duke e pyetur edhe për marrëdhënie seksuale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2020, 12:02
Një video shokuese ku shihet një nxënës në një shkollë të Kosovës duke e fyer me fjalë të rënda një arsimtar po qarkullon nëpër mediat kosovare.
Gazeta "Express" ka publikuar videon ku arsimtari është me ditar në dorë në klasë, ndërsa një nxënës i bën atij disa pyetje fyese dhe e incizon me telefon.
Në sfond dëgjohen duke qeshur shokët e nxënësit, i cili shan dhe incizon arsimtarin.
Mësimdhënësi, ndërkaq, tenton ta ndalë djalin që të mos flasë fjalë të tilla.
Nuk dihet se në cilën shkollë të Kosovës është bërë kjo video, apo nëse ndaj nxënësit është marrë ndonjë masë disiplinore.
Në video është ndërhyrë në pjesët ku thuhen fjalët fyese, por sipas gazeta Express nxënësi e ka pyetur për organ gjenital dhe për marrëdhënie seksuale