"Shqiptarët u varrosën në varre masive dhe u zhvarrosën" Avokati i Veselit: UÇK kryengritje për të ndalur kasaphanën serbe
Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë mbahet konferenca statusore në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson vuri theksin tek absurditeti i barazisë mes ‘konspiracionit” të akuzës së ndërmarrjes kriminale të UÇK-së me gjenocidin që bënë serbët.
“Nuk ka ekzistuar ndërmarrje kriminale të përbashkët siç është përcaktuar në akuzë. UÇK ka qenë një lëvizje, kryengritje popullore spontane e realizuar në mënyrë minimale për të mbrojtur popullatën civile nga genocide dhe krimet serbe. Më shumë se 10 mijë civilë kosovarë shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe në masakra të planifikuar a dhe vendi u përfshi nga kaosi dhe dhuna.
Shqiptarët u varrosën në varre masive nga forcat serbe dhe shumë i zhvarrosën. Ka shumë që trupat e tyre janë fshehur në Serbi, janë çuar me kamion dhe janë fshehur atje.
Tribunali i Hagës që u ngrit për të trajtuar krime të atij konflikti ka dënur 6 eprorë të lartë të ushtrisë serbe që kishin qëllimisht të pastronin etnkisht Kosovën nga popullata civile shqiptare përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzit ndaj popullatës shqiptare duke i dërguar ata në vende fqinje në Shqipëri e Maqedoni.
Të pretendosh të vendosësh barazi mes këtij lloji konspiracioni kriminal dhe krimeve të këtij lloji dhe veprimeve të gabuara nga disa anëtarë të UÇK është shumë e gabuar."
Avokati nenvizoi se objektivi i UÇK nuk ishte kryerja e krimeve por e kundërta ishte mbrojtja.
"Këto ishin akt rezistence. Kur të dalin në pah provat që ka prokuroria kjo është akuzë shumë qesharake.
Në kontekstin e një sulmi të kordinuar dhe të vazhdueshëm nga forcat profesionale Serbe dhe të Ish-Jugosllavisë, Shqiptarët e Kosovës u përpoqën të organizoheshin fshat pas fshati, në një formë për të organizuar për të mbrojtur komunitetet e tyre brenda fshattrave të tyre.
Kjo ishte një akt rezistence dhe sigurisht në këtë kontekst mund të jenë kryer disa krime individuale nga natyrë individuale të UÇK-së dhe këto krime ,secili prej tyre kanë qenë të pajustifikueshme por këto janë krime individuale në një shkallë shumë të vogël krahasuar me shkallën industriale dhe kasaphanën që u ushtrua mbi Shqiptarët nga Ish-Jugosllavia . Objektivi i tyre nuk ishte kryerja e krimeve por e kundërta ishte mbrojtja."