Shkatërrohet grupi italo-shqiptar që trafikonte drogë, mes të arrestuarve edhe "Luli"

Autoritetet policore italiane të Antimafias e Guardia di Finanza kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar "Blue bos" i cili ka cuar në shkatërrimin e një grupi italo-shqiptarë që trafikonin drogë mes vendeve të Ballkanit përfshirë dhe Shqipëria, Spanja e Italia.

Në hetim janë vënë 28 persona, ndaj 15 prej tyre është lëshuar urdhëri i arrestimit.

RTV Ora ka zbardhur se ndër 15 persona nën urdhër arresti, 6 janë shtetas shqiptarë. Një prej shqiptarëve të arrestuar ka inicialet C.L 59 vjec  e thirrej me nofkën "Luli".

Baza operative e këtij grupi trafikantëhs ndodhej në komunën Bisceglie në provincën e Barletës në rajonin e Puglias.

Anëtarët e këtij grupi trafikatësh akuzohen për prodhim e trafik ndërkombëtar droge të tipit marijuanë, hashash e kokainë e pjesëmarrje në organizim kriminal, falsifikim dokumentash identifikimi, fallsifikim parash e dokumentash etj.

Hetimet e operacionit kanë zbardhur trafikimin e sekuestrimin e 709,42  kg marijaunë, 1.036,86  kg hashash, 333 gramë kokainë, 1 pistoletë e tipit Glock,  339 mijë euro cash.

Operacioni ka çuar në sekuestrimin e të mirave materiale e raporte financiare me vlerë 3.5 milionë euro mes të cilave 14 automjete, një mjet lundrues, 1 motorr.

Hetimet kanë zbardhur se anëtarët e këtij grupi aktivë si në Itali ashtu dhe në jashtë kufirit italian, për organizimin e trafikut të drogës përdonin kontakte e komunikim të drejtpërdrejtë me furnizuesit, klientët apo persona të tretë duke evituar përdorimin e telefonave.

Dhe në ato raste të rralla ku është përdorur telefonik, gjuha  për të komunikuar ka qënë e kriptuar, pra me një kod të vecantë, fakt i cili është konfirmuar dhe nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, një ish trafikant me një rol kyc në klanin mafioz të familjeve PALERMITI-MILELLA.

Për trafikun e lëndës narkotike përdoreshin automjete të modifikuara e mjete lundruese. Për magazinimin e saj përdornin një garazhd të komunën Bisceglie si dhe një shtëpi  që e kishin blerë me fondin e përbashkët të parave të fituara nga biznesi i drogës e për të cilën ndanin bashkarisht shpenzimet e ishte në dispozicion të të gjithë anëtarëve të këtij grupi trafikantësh.

https://youtu.be/K7mfXG9gCUU