U nis nga Belgjika, policia britanike kap anijen me 69 shqiptarë, arrestohen sëbashku me 3 trafikantët
Një anije peshkimi me 69 shqiptarë, e nisur nga Belgjika për në Londër, është kapur nga autortetet britanike.
Mjeti lundrues u kap në afërsi të bregdetit Suffolk, teksa në pranga kanë rënë tre persona të akuzuar për trafik të qenieve njerëzore.
Tre anëtarë të ekuipazhit, një letonez dhe dy shtetas ukrainas, u arrestuan nën dyshimin për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe do të intervistohen nga hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Pjesë e hetimit janë edhe shqiptarët për hyrje ilegale në Mbretërinë e Bashkuar, dhe më pas ata do të kthehen në Shqipëri.
Në operacionin miri pjesë edhe një halikopter, deri në ankorimin e anijes së peshkimit në breg.
Zëvendës Drejtori i Hetimeve të NCA, Craig Naylor tha se hetimi për këtë përpjekje vazhdon.
“Duke punuar me partnerët tanë, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të prishur dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve dhe për të parandaluar shfrytëzimin e emigrantëve për përfitim nga ana e tyre. Qëllimi ynë është të godasim ata që shkaktojnë dëm dhe të mbrojmë ata që janë më të prekshëm ndërsa sigurojmë kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar.”
Autoritetet kanë deklaruar se të gjithë personat kishin dëmtuar gishtat dhe ishte e pamundur që të identifikoheshin përmes shenjave.
Nuk është hera e parë që shqiptarët nisen ilegalisht në Britani duke përdorur forma të ndryshme transporti.