"Diaspora flet"/ Tre ditë konferencë, e shtuna kulmon me intervistën e yllit të famshëm shqiptar, kërkohen projekte konkrete

Diaspora është ftuar këtë të enjte në një konferencë online për të diskutuar mbi përfaqësimin politik të tyre në vendet amë.

Sihana Bejtullahu, drejtoreshë ekzekutive në “Gremin” që edhe do të moderojë këtë konferencë  tha për Ora News të mërkurën se konferenca do të zgjasë tre ditë dhe pjesë e saj do të jenë 80 panelistë.

Bejtullahu: Nesër do të fillojë konferenca Diaspora flet 2020, edicioni i dytë i saj. Për sigurinë e të gjithëve kemi vendosur ta mbajmë për tre ditë online. Fillojmë nga ora 3 padite deri në orën 9 në mbrëmje. Do ketë një program të pasur me tema të ndryshme që shqetësojnë diasporën shqiptare. Çdo ditë ka temën e veçantë.Janë 80 panelistë.

Bejtullahu nënvizoi se në konferencë do të flitet për projekte konkrete, të cilat sipas saj kanë munguar pavarësisht vullnetit dhe dëshirës së diasporës për të kontribuar në vendet amë.

Bejtullahu: Do të flasim për projekte konkrete, se si mundet që pjesëtarë të ndryshëm të diasporës, që nëse nuk mund të kthehen fizikisht, të mund të bëjmë kthimin e trurit dhe të kemi investime direkte të huaja në Kosovë, Shqipëri dhe vendet tona amë. Jemi në diskutim të vazhdueshëm me pjesëtarë të ndryshëm të diasporës dhe ajo çfarë mund të them është interesi dhe dëshira e madhe e tyre për të ardhur dhe kontribuar në vendet amë. Ajo çfarë ka munguar, kanë qenë projektet konkrete. Në fund do të dalim me një raport me rekomandime sesi mund ta forcojmë këtë lidhje.

Konferenca përmbyllet të shtunën me një intervistë surprizë nga një yll me famë botërore shqiptare.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana