Sjellja e policisë gjatë shembjes së Teatrit, Avokati i Popullit me 32 faqe raport: Të përshpejtohet hetimi për RENEA-n
Avokati i Popullit ka përfunduar hetimin administrativ në lidhje me sjelljen e Policisë së Shtetit në shembjen e Teatrit Kombëtar në datë 17 maj të këtij viti.
Në raportin prej 32 faqesh, Avokati i Popullit ka dalë me një sërë rekomandimesh, ku më kryesorja është shpejtimi i hetimit të procedimit penal ndaj Policisë së Shtetit për "shpërdorim detyre" lidhur me dërgimin e forcave RENEA te ish-godina e Teatrit para shembjes së saj.
Gjetjet e raportit tregojnë se policia ka ushtruar dhunë si ndaj personave që ndodheshin brenda godinës dhe jashtë.
Madje thuhet se kanë tejkaluar detyrën duke përdorur dhunë dhe vënë në rrezik dhe jetën e qytetarëve.
Avokati i Popullit i kërkon autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.
Në aksionin për shembjen e Teatrit morën pjesë 449 efektivë pa llogaritur ekfetivët e forcave operacionale lëvizëze, policisë bashkiake, IMT dhe të policië bashkiake në Tiranë.
Raporti ka arritur në konkluzione se shembja nuk duhej të ishte bërë në kohë pandemie dhe aq më tepër në 4 të mëngjesit dhe ditë pushimi.
Avokati parashtron 10 rekomandime institucioneve ligjzbatuese.
Gjithashtu u kërkohet të nisin hetim për efektivët që me veprimet apo mos veprimet e tyre kanë rrezikura jetën e qytetarëve.
Në përfundim kërkon nga Ministria e Brendshme të përshpejtojë hetimet ndaj Repartit RENEA për shpërdorim detyre.


Rekomandime mbi veprimet mo... by Ora News Lajme