Ishte në intubim, koronavirusi i merr jetën shoferit të Urgjencës së Spitalit Kavajë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2020, 11:02
Një tjetër humbje jete në radhët e stafit spitalor është shënuar mëngjesin sotëm nga Covid-19.
Rifon Sinella, 62 vjeç, shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës ka humbur betejën për jetën me koronavirusin.
Ai ka qenë prej disa ditësh në intubim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë kardiologu i njohur Dr. Drin Bardhi.
“Lamtumire Fon Sinella, te qofte dheu i lehte. Allahu na bashkofte ne xhenet!”, shkruan mjeku i njohur.
Sinella ka shërbyer prej vitesh shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.